Stiller qëndroi në Ukrainë si ambasador i vullnetit të mirë të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR).
“Ti je heroi im”, tha Stiller ndërsa përshëndeti Zelenskyn.
Stiller vizitoi gjithashtu qytetin e Irpin të hënën dhe bisedoi me njerëz të prekur drejtpërdrejt nga lufta.
“Ju e shihni atë në TV, ju e shihni atë në mediat sociale, është diçka tjetër ta shohësh dhe ta ndjesh dhe pastaj të flasësh me njerëzit,” i tha Stiller Zelenskyt./TV Malisheva