Stadiumi “Fadil Vokrri” është i vetmi në Kosovë që plotëson kriteret për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare si në nivel klubesh ashtu edhe në atë të kombëtareve.
Në ndeshjet e këtij muaji ku Kosova luajti ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve, interesimi i tifozëve për të parë ndeshjet nga tribuna ishte i jashtëzakonshëm dhe shfaqi nevojën për rritje të numrit të ulëseve, raporton TV Malisheva.
Kapaciteti aktual i këtij stadiumi është 13 mijë ulëse dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka gati planin për rritjen e tij edhe për 8 mijë ulëse të tjera.
Kryetari i federatës, Agim Ademi, ka thënë përmes një shkrimi në “Facebook” federata që ai drejton është e gatshme të nis punën dhe se për këtë vetëm po presin përgjigje nga institucionet lokale e qendrore për projektin e rritjes së kapacitetit të stadiumit “Fadil Vokrri” për 8000 ulëse.
/TV Malisheva