Bullgaria ka hequr sot veton ndaj Maqedonisë së Veriut, duke i hapur kështu rrugë hapjes së negociatave për integrimin e këtij vendi, bashkë me Shqipërinë, në Bashkimin Europian.
Kështu ka njoftuar në Twitter Komisioneri i BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.
“Falënderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan ai.
Ky veprim i Bullgarisë vjen vetëm një ditë para Samitit të BE për Ballkanin Perëndimor.
/TV Malisheva