Një 58-vjeçar i cili ishte zhdukur prej 4 ditësh, është gjetur këtë të mërkurë i mbytur në lumin e Vjosës.

Policia bën të ditur se shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, e gjetur i mbytu në lumin e Vjosës në afërsi të fshatit Piskovë.

“Në datën 22.06.2022, rreth orës 13:30, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në lumin Vjosë, në afërsi të fshatit Piskovë, Përmet, është gjetur i mbytur shtetasi A. P., 58 vjeç, banues në Përmet, i cili, sipas kallëzimit të familjarëve është larguar nga banesa në datën 18.06.2022″, njofton policia.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse, kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga lumi Vjosë, i cili është transportuar në morgun e spitalit, për ekzaminime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, ka shtuar policia.

/TV Malisheva

Share.