Afganistani dje është goditur nga një tërmet 5.9 ballësh, me shkatërrime që nuk ka parë vendi në dekada.
Më shumë se 1000 njerëz janë vrarë dhe të paktën 1500 janë plagosur, raporton BBC.
Talebanët në Afganistan kanë bërë thirrje për mbështetje ndërkombëtare, pasi vendi të cilin e drejtojnë po përballet me pasojat e një tërmeti shkatërrues, përcjellë TV Malisheva.
ShBA dhe BE tashmë janë shprehur të gatshëm për të dhënë ndihmë, me organizata bamirësie që janë rrugës së tyre drejt Afganistanit për të sjellë ushqim e vend-strehim.
Më poshtë mund të shihni disa fotografi prekëse të njerëzve të lënduar, si dhe të atyre që më nuk shohin gjë tjetër pos rrënojave.
Vëllezërit afganë pranë shtëpisë së tyre të dëmtuar në rrethin Spera të provincës Khost.Foto: AP
Fëmijë të plagosur në një spital në Sharan, në provincën Paktika. Foto: Ahmad Sahel Arman/AFP/Getty Images
Fshatarët afganë mbledhin sende nga rrënojat e një shtëpie të shkatërruar nga tërmeti në Spera. Foto: AP
Një fëmijë i lënduar nga tërmeti po trajtohet në spitalin në Sharan. Foto: Ahmad Sahel Arman/AFP/Getty Images
Një burrë i moshuar shikon rrënojat pranë shtëpisë së tij në Sperë. Foto: AP
Shtëpi të dëmtuara në lagjen Gayan. Foto: AFP/Getty Images
Njerëzit presin në radhë për të dhuruar gjak, për të ndihmuar në trajtimin e viktimave të tërmetit në një spital në Sharan. Foto: Ahmad Sahel Arman/AFP/Getty Images
Një grua përpiqet të ngrohet pasi shtëpia e saj u shkatërrua nga tërmeti. Foto: Anadolu Agency/Getty Images