Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Rahovec.

“Viktima mashkull sh.k. është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se trupi i tij i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu bërë obduksioni.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”.

/TV Malisheva

Share.