Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot “Statistikat e Mirëqenies Sociale”, sipas të cilit gjatë muajit maj 2022 nga skema e ndihmës sociale përfituan 25.482 familje me 100.608 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara përfituan 2.648 familje.
Ndërsa nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 149.794 përfitues, pensionet kontribut-pagues të moshës 49.975, pensionet familjare 3.372, pensionet invalidore 64, pensionet e Trepçës 1.899, pensionet e Trupave Mbrojtëse të Kosovës 1.249.
Nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës 657 përfitues, kompensimet për personat e verbër 1.776, personat me aftësi të kufizuara 18.081, personat paraplegjik dhe tetraplegjik 2.277, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës 13.213 dhe nga skema për veteranët e luftës 36.907 përfitues.
Ndërsa gjatë muajit maj 2022 janë braktisur katër fëmijë./TV Malisheva