Me pronarin e ri në krye, klubi i Chelseat si duket do ta fillojë epokën e re të Todd Boehlyt, me transferimin e yllit të Manchester Cityt.
Bëhet fjalë për sulmuesin e krahut, Raheem Sterling, me të cilin trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, thuhet se ka mbajtur bisedime personale, përcjellë TV Malisheva
Po ashtu, bëhet e ditur se “Blutë” e Londrës janë duke përgatitur ofertën e tyre të parë drejt kampionit anglez, për të tentuar që ta sigurojë nënshkrimin e Sterling.
Ndërkaq, krerët e Manchester City besohet se e vlerësojnë rreh 60-70 milionë euro yllin anglez.
Në sezonin që lamë pas, Raheem Sterling arriti të bëjë 47 paraqitje në të gjitha garat, duke regjistruar 17 gola dhe nëntë asistime mbi emrin e tij.
/TV Malisheva