Siç raportohet nga gazetari David Ornstein i “The Athletic”, Gareth Bale tanimë e ka zgjedhur skuadrën e tij të re.

Gareth Bale ka rënë dakord t’i bashkohet skuadrës së Ligës Amerikane (MLS), Los Angeles FC në një kontratë, e cila fillimisht do të jetë njëvjeçare, ndërsa ai ka një mundësi për të zgjatur edhe për 18 muaj të tjerë.

Ylli i Uellsit, 32 vjeçar, ka qenë pa klub që kur u largua nga Real Madrid këtë verë, përcjellë TV Malisheva.

Megjithatë, përpara rikthimit të Uellsit në Kupën e Botës pas 64 vitesh këtë dimër, ai ka zgjedhur t’i bashkohet skuadrës së Kalifornisë.

/TV Malisheva

Share.