Gjashtë qytetarë të infektuar me COVID janë shtruar në spital gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin në total në 15 të pacientëve në COVID3.
Ditët e fundit ka pasur rritje të infektimeve ditore, në krahasim me periudhën e kaluar.
Nga 1021 testime në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID19 289 qytetarë në vend.
203 ishin në Tiranë, nga 10 qytetarë në Durrës, Fier, 9 në Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetar në Patos, Lushnje, nga 4 qytetarë në Shkodër, Lezhë, nga 3 qytetarë në Kurbin, Roskovec, nga 2 qytetarë në Krujë, Korçë, Elbasan, nga 1 qytetar në Shijak, Kamëz, Vorë, Kavajë, Dibër, Divjakë, Mallakastër, Himarë, Përmet, Tepelenë.
Janë 1,644 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,652 që nga fillimi i epidemisë.
/TV Malisheva