Agjenti i Angel Di Marias ka konfirmuar se janë duke u diskutuar për detajet përfundimtare të kontratës me Juventusin.
Argjentinasi kishte hezituar për javë të tëra përpara se të merrte një vendim për të ardhmen e tij, pasi u largua nga Paris Saint-Germain si lojtar i lirë.
Ai po shqyrtonte si propozimin nga “Bianconerët” ashtu edhe atë nga Barcelona, me synimin për t’u rikthyer në Amerikën e Jugut pas Kupës së Botës 2022, përcjellë TV Malisheva.
“Ne po flasim për detajet përfundimtare dhe po presim që Juventus të japë OK për disa gjëra”, citohet të ketë thënë agjenti i Di Marias për gazetën “La Stampa”.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me vlerë 7 milionë euro në sezon plus bonuse, megjithëse mund të ketë edhe një opsion për një vit të dytë.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, oferta fillestare ishte 7 milionë euro në sezon duke përfshirë shtesa, por agjenti Lisandro Pirosanto kërkoi më shumë.
/TV Malisheva