Ylli televiziv, Kim Kardashian ka postuar një foto joshëse gjatë fundjavës.
41-vjeçarja ndau një foto të saj ku shihet e shtrirë në një pellg me ujë, duke shfaqur barkun dhe këmbët e tonifikuara me bikini argjendi.
Influencuesja mbante një palë syze dielli të mëdha dhe flokët e saj të gjata i rridhnin rreth saj.
“E diela dembele”, ka shkruar Kim në mbishkrim për të shpjeguar foton, por ajo nuk bëri të ditur se kur dhe ku u shkrep.
Në një tjetër postim nw InstaStory të postuara vetëm disa minuta pas tërheqjes së vëmendjes me foton në bikini, ajo pozoi me të brendshme nga linja e saj “Skims” nga ajo që dukej të ishte brendësia e banjës së saj të madhe.
Ajo ndau gjithashtu një video të stërvitjes së saj në mëngjes dhe pjesë të tjera të veshjeve që mund të përdoren për veshjen e poshtme ose të jashtme.
Sipërmarrësja bëri bujë kur njoftoi javën e kaluar se kishte marrë këshilla nga motra e saj Khloe, 37 vjeçe, dhe kishte bërë rregullime në pjesën e poshtme të brendshme të “Skims”, pasi themeluesja e “Good American” tha se zona te pjesa intime ishte shumë e hollë në një episod të prillit të “The Kardashians”.
Duke postuar në rrjetet sociale, Kim tha se motra e saj e vogwl, Kgloe do të ishe shumë krenare.
“Unë jam në një takim të plotë të veshjeve të formës Skims dhe ne po e bëjmë pjesën e vagjinës në trup më të trashë dhe më të gjerë. Ne po ndryshojmë disa gjëra për të gjitha komentet dhe pyetjet që ju i keni bërë për një kohë vërtet të gjatë”, tha Kim.
Në një intervistë të 21 qershorit në “Today with Hoda and Jenna”, ylli ofroi një pasqyrë të vogël në martesën e saj shtatë vjeçare me ish-burrin Kanye West.
“Unë mendoj se ka shumë gjëra që unë ndaj dhe ka gjithashtu shumë që nuk i shfaqi dhe nuk mendoj se do t’i bëj ndonjëherë…njerëzit thjesht kalojnë shumë gjërat në marrëdhënie”, deklaroi Kim.
“Ndonjëherë njerëzit postojnë të gjitha gjërat e mira dhe kjo është në rregull, kjo është fotografia e tyre dhe kjo është historia e tyre dhe ky është arti i tyre që ata dua të nxjerr, por nuk mendoj se gjithçka duhet të transmetohet”, tha jo duke pranuar se shumë postime në mediat sociale nuk tregojnë gjithmonë pamjen e plotë.
Nëna e katër fëmijëve tha se ndërsa vendos se çfarë të zbulojë në rrjetet sociale, ajo i mban fëmijët e saj sa më larg nga kjo.
Ajo tregoi se të gjithë fëmijët, Saint, Çikago, Psalmi kanë pajise elektronike për të përdorur, ndërsa vajza 9 vjeçe, ka një pad si dhe një telefon, të cilin e përdor për të komunikuar me prindërit e saj.
“Ajo ka lojëra në të, dhe gjëra argëtuese krijuese, por jo në të vërtetë ndonjë aplikacion të mediave sociale apo ndonjë gjë tjetër. Unë as nuk e di se kur do të ndodhë ajo bisedë, nuk jam ende gati për atë. Ne jemi ende shumë të rinj për këtë”, shtoi Kardashian.
Ndryshe, aktualisht pas ndarjes nga West, Kim po shijon romancën me aktorin e humorit, Pete Davidson. /