Kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi sot se nuk mund të ketë kthim në marrëdhëniet e paraluftës me Rusinë.

Ai tha në samitin G7 se Rusia ka shkelur të gjitha rregullat, të gjitha marrëveshjet e bëra për bashkëpunim duke sulmuar Ukrainën.

Scholz tha se udhëheqësit e G7 ranë dakord se kjo kishte çuar në ndryshime afatgjata, të cilat do të shënonin një periudhë shumë të gjatë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Është e qartë se në marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të ketë kthim në kohë para sulmit ndaj Ukrainës”, tha ai.

 

Share.