KK i Malishevës filloi punimet për sesionin vjeshtor
Malishevë, 30 gusht
Me mbledhjen e nëntë të rregullt e cila u mbajt sot, e Premte, Kuvendi i Komunës së Malishevës filloi punimet për sesionin vjeshtor dhe u udhëhoq nga Kryesuesi, Rrahim Morina.
Fillimisht, diskutimet nisën me pikën jashtë rendit të ditës, me ngritjen e kërkesave nga këshilltarët komunal në, infrastrukturën, në rrugë, kanalizime, ndriçime, për mjedisin, renovime të objekteve, fushave sportive dhe një mori kërkesash të natyrave të ndryshme të qytetarëve.
Të gjitha këtyre kërkesave, që ngritën këshilltarët komunal, përgjigje u dha Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, veç e veç , duke u mbështetur në projektet e kryera për së cilin sektor, ku janë mbikëqyrur nga ekspertët e fushave, por edhe kemi paraparë edhe ndërhyrje në renovim të atyre projekteve ku është e nevojshme, përmirësimi si në infrastrukturë ashtu edhe në sektor të natyrave tjera, të cilët kanë pësuar dëmtime edhe nga stuhitë natyrore.
Këshilltarët Komunal, shfuqizuan dy vendime lidhur me dy shoqata që kishin kërkua zyre për të ushtruar aktivitetin e tyre, vendime të cilat u ka kërkua MAPL-ja, kurse miratuan edhe kërkesën për ndarjen e 5 ari, për truall, që kishte, kërkuar Komitetit për Familjet e Dëshmorëve dhe Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.
Në rend të ditës për t’u shqyrtuar hyri edhe Raporti i punës së Kryetarit, janar – Qershor 2019, kurse diskutua dhe u miratua, shqyrtimi i kërkesës për bartje dhe ridestinim të mjeteve vetanake për vitet 2017 dhe 2018 në vitin 2019.
Mbledhja e nëntë do t’i vazhdoi punimet, ditën e Premte, më 6.09.2019.

Share.