Klubi i futbollit Prishtina sot ka zyrtarizuar largimet e katër futbollistëve në atë që quhet revolucion brenda kësaj skuadre.
Bardhekaltërit kanë ndarë rrugët me sulmuesin Sadam Sulley, qendërmbrojtësin kroat Josip Tomasevic, mbrojtësin Aleksandar Ristevski dhe sulmuesin Agim Zeka, raporton TV Malisheva.
Ish-kampioni i Kosovës kaloi një sezon aspak të mirë dhe me shumë probleme financiare duke përfunduar në mesin e tabelës.
Ata kanë emëruar Ismet Munishin si trajnerin e tyre të ri për sezonin 2022/23.