Nënkryetari i Komunës së Malishevës, z. Vesel Krasniqi, sot priti në takim, Esam Dabab, drejtor, Ahmed Al- Ashal, menaxher i programeve, nga Qatar Charity- Kosova si dhe Enes Berisha, sekretar.
Nënkryetari, Krasniqi shprehi gatishmërinë e bashkëpunimit të dyanshëm në mes të qeverisë komunale dhe Qatar Charity- Kosova, duke specifikuar nevojat e qytetarëve të Komunës së Malishevës, si zgjidhja me ujë të pijes, nevoja e disa familjeve për një mirëqenie më të mirë si dhe u bisedua për fushën e shëndetësisë dhe arsimit.
Kurse nga drejtori i Qatar Charity- Kosova, Esam Dabab premtoi që për disa nga projektet më emergjente dhe në nevojë për qytetarët e Komunës së Malishevës, mund të fillojmë që nga ky vit kalendarik t’u mbështesim, ndërsa për projektet ku kostoja është më e lartë do të fillojmë që nga viti i ardhshëm.
Krasniqi u shprehi mirënjohje përfaqësuesve të Qatar Charity- Kosova për gatishmërinë e tyre për të na ndihmuar në rritjën e mirëqenies së qytetarëve tanë dhe për investime në projektet të mëdha, poashtu të cilat shërbejnë për rritjën e mirëqenjës së qytetarëve malishevas.
Në këtë shoqërim të takimit ishte edhe imami Shpëtim Kryeziu nga fshati Mleqan.
Takimet e përbashkëta qeveri komunale – Qatar Charity- Kosova do të vazhdojnë edhe në të ardhmën.
/TV Malisheva