Liga Italiane, Serie A, së fundi ka zyrtarizuar formulën e zhvillimit të një ndeshje në play-off nëse dy skuadra e mbyllin sezonin me pikë të barabarta në krye të tabelës.

“Calcio e Finanza” detajon se si u mbajt një mbledhje e Këshillit Federal nga Lega Serie A të martën për të zyrtarizuar një sërë ndryshimesh përpara sezonit 2022-23, duke përfshirë prezantimin e përhershëm të pesë zëvendësimeve. Ajo që ka shkaktuar më shumë diskutime, megjithatë, është rifutja e një ndeshjeje play-off të Scudettos.

Nëse dy skuadra përfundojnë sezonin me pikë të barabarta në krye, do të zhvillohet një ndeshje play-off dhe kjo do të vendoset nga penalltitë nëse ndeshja përfundon në barazim në fund të 90 minutave.

Por, në rast se tre klube përfundojnë me pikë të barabarta, atëherë një tabelë e veçantë do të hartohej midis të treve për të vendosur se cilat dy do të kualifikoheshin në play-off.

Scudetto është vendosur vetëm një herë më parë në histori nga një play-off, në vitin 1964. Ndeshja ishte midis Bolonjës dhe Interit dhe Rossoblu dolën fitues me rezultat 2-0.

/TV Malisheva

Share.