Gjatë muajve të ngrohtë përballemi me pickimin e insekteve të bezdisshme.
Dermatologët kanë shpjeguar se çfarë mund të përdorni për të lehtësuar skuqjen, kruajtjen dhe shqetësimin e çfarë duhet të shmangni.
“Kur një insekt kafshon lëkurën tonë, ai injekton një sasi të vogël pështymë dhe kjo shkakton një përgjigje imune. Histamina, një kimikat që shkakton inflamacion dhe kruajtje, lëshohet si një sinjal për trupin për të dërguar qelizat e bardha të gjakut për të luftuar shkakun”, shpjegon dermatologia Rebecca Marcus.
Marcus rekomandon përdorimin e akullit, i cili do t’ju bëjë të ndiheni më mirë pasi që redukton inflamacionin.
Ndërsa dermatologia tjetër Jeannette Graf thotë se banjat me sodë buke gjithashtu mund të jenë të dobishme. Gjithashtu, mos aplikoni pomada antibiotike, pasi mund të shkaktojë reaksione alergjike.
Po ashtu rekomandohet të mos e gërvishtni vendin e shpimit. Ju mund të shkaktoni një plagë të hapur dhe të rrisni gjasat për të zhvilluar një infeksion.