Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka përgëzuar Shaip Kamberin me rastin e marrjes së mandatit në zgjedhjet e përsëritura për herë të pestë në Tërnoc të Madh të Bujanocit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përkundër përpjekjeve të shumta të sistemit për ta penguar, Shaip Kamberi ka arritur që të fitojë mandatin e deputetit në Kuvendin e Serbisë.
“Jam i bindur se me Shaipin si përfaqësues të tyre, shqiptarët do të vazhdojnë të kenë një zë të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë. Si Kryetar i PDK-së, si parti, do të jemi afër Shaipit dhe shqiptarëve të Luginës kudo dhe kurdo që është nevoja. Urime Shaip, urime shqiptarë”, ka shkruar ai.
/TV Malisheva