Ekipin e Kosovës në sportin e shenjëtarisë sportive në Lojërat Mesdhetare Oran 2022 sot e përfaqësoi Nexhat Sahiti.

Sahiti përfundoi garën e shenjëtarisë sportive, në disiplinën 10 metra pistoletë ajrore në LM Oran 2022, përcjell TV Malisheva.

Shenjëtari i Kosovës zuri vendin e 12-të nga 19 garues, ku mblodhi gjithsej 564 pikë, por që nuk ishin të mjaftueshme për tu kualifikuar në finale.

Me pak fat, Sahiti ka mundur të hyjë në finale, ku u kualifikuan tetë garues.

Share.