KF Llapi ka bërë zyrtare sot se ka arritur marrëveshje me mesfushorin Alban Shabani, i cili nënshkruan me klubin e Tahir Batatinës deri në vitin 2024.
Mesfushori me tipare defanzive rikthehet te Llapi, ku përgjatë dy sezoneve paraprake luajti te skuadrat si Skënderbeu, Feronikeli e Drenica.
Shabani rikthehet në fole, aty ku u formua si futbollist dhe i morri hapat e parë të karrierës së tij.
Trajneri Tahir Batatina i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese te Llapi, Alban Shabanit./TV Malisheva