Pas pushimeve verore skuadra e FC Malishevës ka njoftuar për fillimin e stërvitjeve parasezonale, stërvitje këto të cilat do të fillojnë të hënën me datë: 04.07.2022 në ‘Stadiumin Liman Gegaj’, këtë njoftimin klubi e ka bërë ne faqën zyrtare në Facebook, shkruan TV Malisheva.
Javë e kaluar FC Malisheva bëri prezantimin e disa lojtarëve të rinjë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës këtë edicion, po ashtu klubi ka premtuar edhe prurje të reja cilësore në skuadër.
Postimi i plotë:
𝙎𝙩𝙚̈𝙧𝙫𝙞𝙩𝙟𝙚𝙩 𝙥𝙖𝙧𝙖𝙨𝙚𝙯𝙤𝙣𝙖𝙡𝙚 𝙛𝙞𝙡𝙡𝙤𝙟𝙣𝙚̈ 𝙩𝙚̈ 𝙃𝙚̈𝙣𝙚̈𝙣, 𝙙𝙖𝙩𝙚̈: 04.07.2022, 𝙣𝙚̈ 𝙤𝙧𝙖 17:00 𝙣𝙚̈ 𝙎𝙩𝙖𝙙𝙞𝙪𝙢𝙞𝙣 𝙇𝙞𝙢𝙖𝙣 𝙂𝙚𝙜𝙖𝙟
Pas pushimeve të verës, këtë të hënë fillojmë stërvitjet para sezonale në Stadiumin Liman Gegaj.
Javët e kaluara kemi bërë prezentimin e disa lojtarëve të rinjë të cilët do të jenë pjesë e skuadrës këtë edicion. Ditëve në vijim do të prezentojmë edhe prurje të reja cilësore që do të rrisin kualitëtin e skuadrës. Kemi marrë të gjitha masat që edicioni i ri i garave të na gjej më të përgatitur, më kompetitiv dhe më të fortë.
Edicioni i ri do të na gjej më të përgatitur edhe në aspektin infrastrukturor. Janë duke u bërë investime kapitale të rëndësishme në stadium të cilat do ta rrisin nivelin e performancës dhe janë një indikator që FC Malisheva po rritet vazhdimisht si klub.
Të gjitha këto investime dhe përgatitje kanë bërë që stinorit tjetër t’i qasemi ndryshe, me më shumë profesionalizëm, të faktorizohemi në futbollin e Kosovës, dhe besojmë të bëjmë lojë të bukur, e t’i kontribuojmë mē shumë zhvillimit tē sportit në trevën tonë.
Bashkë ia dalim!
Një qytet, një klub
/TV Malisheva