Shtabit Komunal për fushatën e  korrje -shirjeve mbajti  takimin e parë, ku i shqyrtoi të gjitha mundësitë dhe aktivitetet që do të zhvillohen gjatë fushatës së korrje – shirjeve në tërë territorin e Komunës  së  Malishevës.

Në këtë takim prezent ishte edhe nënkryetari i Komunë së Malishevës, Vesel Krasniqi, ku kërkoi nga anëtarët e shtabit komunal të jenë aktiv në zbatim të planit operacional për korrje -shirje që është hartuar nga  Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural e Komunës së Malishevës duke u bazuar edhe në rekomandimet e planit të qeverisë qendrore.  

Nga ky takim dolën   me këto rekomandime të cilët do të zbatohen nga kombajnerët dhe fermerët.

Zbatimi i marrëveshjes në mes të dy palëve për çmimin  e rekomanduar nga  qeveria qendrore  në shumë prej 130 euro për hektar.

Të zbatohet  kriteri i lagështisë që nuk duhet të jetë më i lartë se 12 %,  Kombajnerët duhen të jenë të pajisur me të gjitha mjetet e duhura për këtë fushatë të korrje – shirjeve.

Në Komunën e Malishevës për këtë vit janë mbjellë 3587 hektarë me grurë janë 3504 hektarë, 45 hektarë me  tërshërë dhe 38 hektarë me elb, ndërsa pritjet për një hektar grurë të rendimentit mund të sillen nga 3500 deri në 4200 kg për hektar./TV Malisheva

Share.