Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar trupat ruse për çlirimin e rajonit lindor të Ukrainës, Luhansk, në Donbas.

Në një dalje televizive me ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu, Putin tha se trupat e përfshira në operacion duhet të pushojnë, por njësitë e tjera ushtarake duhet të vazhdojnë luftimin.

Putin u ka dhënë gjithashtu titullin “Hero i Rusisë” dy gjeneralëve pas pushtimit të rajonit.

Rusia njoftoi të dielën se tani kontrollon të gjithë rajonin e Luhanskut pasi pushtoi qytetin me rëndësi strategjike të Lysychansk.

Moska ka thënë se operacioni i saj special ushtarak, siç e quan pushtimin e Ukrainës, ka për qëllim “çlirimin” e Ukrainës lindore nga “nacionalistët”.

Rajoni lindor ka qenë fokusi i aksionit të tij ushtarak pasi përpjekjet fillestare për të marrë kontrollin e kryeqytetit Kiev dështuan.

/TV Malisheva

Share.