Sot (e hënë) më 4 korrik shënohet dita e shpalljes së Pavarësisë së Amerikës.

Në 246 vjetorin e Pavarësisë së ShBA-së, një mesazh e njëherësh një dëshirë e ka bërë edhe këngëtarja Gili.

Kjo e fundit ka shpërndarë një skenë humoristike të xhiruar në vitet 2000, ku shfaqet bashkë me aktorin e ndjerë, Adem Mikullovcin.

Foto: Sceenshot/Instagram

Ata shfaqen në një skenë, teksa thonë: “Sonte do të lutemi bëje Zot Kosovën Amerikë, ta gjejmë një lider që nuk ka frikë, që të tjerët këmishën mos t’ia qepin, Kosovën le ta dojmë më shumë se xhepin”.

E të njëjtën dëshirë Fevzie Konushevci – Berani (emri i vërtetë i Gilit) e ka edhe sot.

Foto: Screenshot/Instagram

“Si dikur edhe sot e njëjta dëshirë! Gëzuar 4 korrikun Amerikë. E xhiruar në vitin 2000”, ka thënë ajo.

Theksojmë që 246 vite më parë është ratifikuar Dokumenti i Pavarësisë, një dokument ku 13 kolonitë nga Amerika e Veriut shpallën pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar. /TV Malisheva

Share.