Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3490 raste, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 raste.
/TV Malisheva