Pronari i një kukulle 119 vjeçare të pushtuar nga shpirtrat, thotë se familjarët dhe shoqëria e tij refuzojnë ta vizitojnë atë – për shkak se u shkakton dhembje në gjoks dhe u’a shkel syrin mysafirëve.

Miki York, nga Northampton duhej që ta mbyllte kukullën Janet, për shkak se ajo u shkakton dhimbje gjoksi familjarëve dhe shoqërisë së tij.

Kukulla e cila më parë ishte nën pronësinë e një gruaje nga Teksas deri në ditën e vdekjes së saj në vitin 2016, ishte aq e frikshme për familjen e saj, sa që do të bënin gjithçka për ta hequr qafe atë – që do të thoshte se ata edhe do të paguajnë dikë vetëm që ta largojnë atë.

Në vitin 2016, Miki dyzetedy vjeçar e morri kukullën nën pronësi, dhe ishte shumë i gëzuar sepse familja nga Teksas pagoi që kukulla Janet të dërgohej në Britani, dhe ai e pa këtë si një shenjë e dëshirës së tyre për largimin e kukullës.

Ndërsa tani Miki nganjëherë duhet që të zgjedh mes kukullës dhe familjes së tij. “Familja ime nuk e pëlqen atë aspak”, tha ai.

“Prej se e kam marrë atë kanë ndodhur shumë gjëra. Ka pasur një moment kur Janet u kap nga kamera duke kapsitur sytë, edhe pse ajo nuk ka sy”, bëri të ditur ai.

“Gjithashtu ka pasur momente kur shoqëria ime duhej të largohej na Janet për shkak se ata fillonin të ndjejnë dhimbje në gjoks dhe ndiheshin si të sëmurë”, shtoi tutje York. /TV Malisheva

Share.