Një 41 vjeçar ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, si pasojë e plagëve të marra më 26 qershor në fshatin Kryshec të Pejës.
Sipas Policisë, më datë 28.06.2022, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në afërsi të një lokali në fshatin Kryshec të Pejës.
“Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit. Viktimat fillimisht janë dërguar në Spitalin rajonal të Pejës, e më pas viktima I.G. 1981 është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, pasi që kishte lëndime të rënda trupore. Ndërsa viktima tjetër F. G. 1992 ishte lënduar lehtë dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar në shtëpi. Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, dhe pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohet dhe arrestohet i dyshuari J.G. (1977). Pas intervistimit të tij me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh.Sot me datë 05.07.22 rreth orës 12:00 Policia është njoftuar nga Qendra Klinike Universitare në Prishtinë se viktima I.G. 1981 ka ndërruar jetë. Në konsultim me Prokurorin e shtetit rasti nga Vrasje në tentativë është ri kualifikuar në Vrasje të rëndë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të Prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar nga sektori rajonal i hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë./TV Malisheva