Radojçiç kërcënon qeverinë pas vendimit për reciprocitetin e targave. Milan Radojçiç, që kërkohet nga policia, është kthyer në Kosovë dhe ka folur për vendimin e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se terrori ndaj popullit serb po fillon. Në një video të publikuar në rrjete sociale nga mediat serbe, ai shihet nga kufiri mes Kosovës dhe Serbisë.
“Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, më lejoni t’ju them, edhe të tjerëve, unë jam këtu. Jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia!”
Radojçiç kërkohet nën dyshimet se është i përfshirë në vrasjen e kundërshtarit të Listës Serbe, Oliver Ivanoviç.
Ndërkohë, në muajin shkurt Milan Radojçiç u largua nga Kosova. Edhe pse me urdhër arrest ndaj tij, arriti të kalojë kufirin në Bërnjak pa u ndaluar nga Policia Kufitare.
Radojçiç është në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për përfshirje në krim të organizuar./Top Chanel
/TV Malisheva