Siç shkruan mediumi shtetëror serb RTS, ky raport përveç se do të shprehë i mbështetjen për anëtarësimin e ardhshëm të Serbisë në BE, kërkesë të veçantë do të ketë harmonizimin e Serbisë me sanksionet kundër Rusisë, gjë që do të jetë një element kyç që do të përcaktojë përparimin e përgjithshëm të Serbisë në rrugën drejt anëtarësimit
Po ashtu në raport përmendet edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën. Raporti thekson se “Serbia dhe Kosova pritet të nënshkruajnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në bazë të njohjes reciproke”.
Kjo është hera e parë që njohja reciproke përmendet në një dokument zyrtar të një Institucioni i BE-së si zgjidhje e domosdoshme për dialogun Beograd-Prishtinë.
Raporti i Parlamentit Evropian merr formën e një rezolute, e cila nuk është fillimisht detyruese, por paraqet udhëzime politike për vendin në procesin e integrimit evropian.
/TV Malisheva