Beatrix Ramosaj është kthyer në një prej personazheve më të komentuara që nga pjesëmarrja në Big Brother VIP.
Këngëtarja e njohur shqiptare brenda shtëpisë së famshme krijoj një lidhje dashurie me ish-banorin tjetër dhe aktorin, Donald Veshaj.
Romanca e tyre u komentua e paragjykua nga publiku për faktin se Veshaj konsiderohej se kishte një tjetër lidhje jashtë me prezantuesen e njohur, Bora Zemani.
Por, gjërat ndryshuan me të dal nga shtëpia e BBV, kur Beatrix dhe Donald i dhanë fundi lidhjes.
Pas kësaj nuk kanë munguar dedikimet dhe ‘thumbat’ drejt njëri-tjetrit përmes rrjeteve sociale.
Edhe së fundi, Beatrix ka bërë një status në llogarinë e saj në Twitter, që ka bërë të mendohet se mund të jetë për lidhjen e saj të fundit publike.
“Nuk kam asnjë energji për të urryer një shpirt. Unë ose të dua, të uroj më të mirën ose shpresoj që të shërohesh”, ka shkruar ajo në status.
Beatrix ndërkohë po punon për projekte të reja muzikore, e fundit nga këngëtarja mbetet “Vonë” që u publikua në qershor. /TV Malisheva