Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar sot se nuk është e vërtetë që takimi i tij me kryeministrin e institucioneve e Kosovës, Albin Kurti, është organizuar.
“Nuk është e vërtetë, as që më ka pyetur askush. Unë nuk ik nga asnjë takim, kryesisht ai ka ikur nga takimet, unë nuk ik nga takimet”, tha Vuçiq.
Në Ivanjica, Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari se a janë të sakta mesazhet nga Prishtina për gjoja takimin dhe kur, nëse është e vërtetë, mund të bëhet takimi, tha se nuk është e vërtetë dhe se askush nuk e kishte pyetur për këtë./TV Malisheva