Një ngjarje e rëndë tronditi Divjakën ditën e sotme, pasi djali në gjendje të dehur vrau babain.

Burime për Abc bënë me dije se Andrea Stafa vrau babain e tij Mitër Stafa, pasi ky i fundit i ka kërkuar llogari se pse kishte pirë alkool.

Të njëjtat burime konfirmojnë se në momentin që ndodhi ngjarja në banesë ishte dhe djali tjetër i viktimës, i cili është invalid.

Ndërkohë që ai që gjeti të pajetë babain, ishte djali i tretë i familjes.

Pas ngjarjes policia ka shoqëruar menjëherë në komisariat autorin, por ai ende nuk ka folur pasi është nën efektet e alkoolit.

Njoftimi i policisë:

Divjakë

Informacion paraprak

Sot më datë 06.07.2022, është gjetur në banesë pa shenja jete dhe me shenja dhune, shtetasi M. S., 85 vjeç, banues në Remas, Divjakë.

Nga hetimet paraprake autor i dyshuar i vrasjes së 85-vjeçarit dyshohet se është djali i tij, shtetasi A. S., 58 vjeç, i cili dyshohet se për motive të dobëta e ka mbytur.

Eshtë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë shtetasi A. S., dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/TV Malisheva

Share.