Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3492 raste, prej tyre 3391 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 15 raste.
/TV Malisheva