Një polic është arrestuar në Greqi, pasi denoncimit që e shoqja bëri ndaj tij.

Sipas të shoqes bashkëshorti i saj polic e kërcënoi dhe i bërtiti, pasi ajo kishte blerë për fëmijën e tyre pelenat e shtrenjta dhe jo ato që ishin me ulje në market.

Gruaja ka sqaruar se bashkëshorti i saj nuk e ka kërcënuar me revolen e shërbimit dhe as nuk ka ushtruar dhunë ndaj saj, shkruan protothema.gr.

Prokurori i rrethit rekomandoi që 45-vjeçari të shpallej i pafajshëm nga akuza për armëmbajtje pa leje, por fajtor për kërcënimin ndaj bashkëshortes.

Drejtësia greke shpalli fajtor 45-vjeçarin për akuzat e ngritura nga e shoqja, duke i vendosur një dënim total prej 10 muajsh burg me tre vjet pezullim nga detyra. /abcnews/.

Share.