Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë  shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe katër raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet  në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3500 raste, prej tyre 3396 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 18 raste.

/TV Malisheva

Share.