Një 37-vjeçar është goditur me kaçavidë pas një sherri në “Sheshin e Flamurit” në Vlorës.

Ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës rreth orës 12:20 dhe i plagosuri me iniciale E. M., është dërguar me urgjencë në spitali, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Informacion paraprak

Më datë 09.07.2022, rreth orës 12:20, pranë “Sheshit të Flamurit”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me kaçavidë, shtetasi  E. M, 37 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/TV Malisheva

Share.