Thrilleri pati fund të lumtur për një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut i cili arriti t’i shpëtonte vdekjes në det në Poseidi, Halkidiki të Greqisë.

Siç shkruajnë mediat greke, Ivani arriti të qëndronte gjallë duke notuar në det për mbi 18 orë.

I riu së bashku me dy miq të tij kishin shkuar për të notuar në plazhin e njohur të Mytit në Poseidi të Greqisë. Mirëpo, të tretë u përfshinë nga rrymat e forta në atë zonë.

25-vjeçari i grupit ishte me fat dhe u shpëtua menjëherë të shtunën. Ivani 30-vjeçar u pa sot në mesditë nga një anije mallrash, në jugperëndim të gadishullit Kassandra. Anëtari i tretë i grupit, një 28-vjeçar, është ende i zhdukur.

Ivani ndodhej rreth 14 deri në 15 milje detare në jug-jugperëndim të gadishullit të Kasandrës, ndërsa rryma e detit po e dërgonin drejt bregut të Pelionit.

Një mjet lundrues i rojes bregdetare e kapi 30-vjeçarin, i cili, duke pasur parasysh kushtet, dukej se ishte në gjendje të mirë . Mediat vendase kanë regjistruar momentin kur i riu ka dalë në breg, në portin e Nea Skionit.

Aty është marrë nga autoambulanca. I riu i shpëtuar është dërguar në Qendrën Shëndetësore Kasandra për ta marrë ndihmën e parë mjekësore. Ai është me shëndet të mirë dhe me humor pozitiv, por – kuptohet – shumë i stresuar dhe i tronditur.

30-vjeçari u vërejt nga helikopteri i Forcave Ajrore greke që ka marrë pjesë në hetime duke lundruar drejt brigjeve të prefekturës së Larisës dhe Pelionit.

Anija e cila kishte nisur udhëtimin nga porti i Selanikut, po lundronte në brigjet e Nea Skioni dhe ishte angazhuar nga Ministria e Transportit për nevojat e hetimeve për gjetjen e personave të zhdukur.

Ekuipazhi i anijes së mallrave e ka rrethuar 30-vjeçarin, ndërsa prej andej ai është marrë nga një patrullë e Autoritetit Portual të Malit Athos dhe është transportuar në bregdet, në portin e Nea Skionit.

Po vijojnë hetimet për gjetjen e personit të tretë që rezulton ende i zhdukur.

Tre të rinjtë shkuan për not pasditen e së shtunës, pasi njëri prej tyre kishte ditëlindjen.

25-vjeçari, i cili u shpëtua i pari, thuhet se u tha autoriteteve se dy miqtë e tij “u gëlltitën nga deti”.

Në këtë zonë të veçantë rrymat detare janë shumë të forta dhe shumica e vendasve shmangin notin atje për shkak të rrezikut të lartë. Ditën e djeshme, në fakt, situata në Pikën e Poseidonit është përkeqësuar edhe më shumë nga erërat e forta me intensitet 6 Bofort./TV Malisheva

 

Share.