Sot ka filluar riparimi i rrugës “Ibrahim Mazreku ” në Malishevë, përkatësisht rregullimi i pjesës së rrugës, ku janë riparuar gypat e ujësjellësit për qytetin.

Punimet në këtë rrugë do të zhvillohen gjatë mbrëmjes, me qëllim të mos pengimit të qarkullimit në komunikacion.

Drejtori I Drejtorisë për Urbanizëm, Avdi Morina, ka thënë se punimet do të kryhen brenda pak ditëve dhe kto punime do të zhvillohen në orët e mbrëmjes, me qëllim të mos shkaktohen pengesa në komunikacion.

Share.