Ushtria ukrainase ka njoftuar se ka nisur kundërofensivën kundër forcave ruse në Kherson, rajon ky në jug të Ukrainës që po mbahet i pushtuar nga forcat ruse, ka njoftuar agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Zyrtarë ukrainas gjithashtu njoftuan se një tjetër gjeneral rus u vra në sulmin e fundit me raketa.
Gjeneralmajori Artem Nasbulin thuhet se u vra në një sulm në rajonin Kherson, raporton Daily Mail.
Ukraina pretendon se gjatë këtij sulmi janë vrarë së paku 200 ushtarë rusë./TV Malisheva