Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkuar, një dekret që mundëson thjeshtimin e procedurave për qytetarët e Ukrainës, të cilët duan të marrin nënshtetësi ruse.
Më parë, një procedurë e thjeshtuar zbatohej vetëm për banorët e Donetskut dhe Luhanskit, të vetëshpallura si republika separatiste të pavarura, shkruan Reuters.
Që nga 25 maji, dekreti është aplikuar edhe për banorët e dy rajoneve të Ukrainës, Kherson dhe Zaporozhye, pjesë të të cilave u pushtuan gjatë pushtimit rus.
Ndërsa, autoritete ukrainase kanë dënuar dekretin e ri të nënshkruar nga presidenti Putin.
“Dekreti i lartpërmendur është një tjetër cenim i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, i papajtueshëm me normat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës. /euronews.al
/TV Malisheva