Dihet se një filxhan çaj i nxehtë ndihmon në humbjen e peshës, por një filxhan çaj i ftohtë bimor ka një efekt më të madh.
Kështu, pirja e çajit të ftohtë bimor rrit konsumin e energjisë, gjë që është shumë e rëndësishme për humbjen e peshës, transmeton Telegrafi.
Sa më i lartë të jetë shpenzimi i energjisë, aq më shumë kalori humben. Gjithashtu zvogëlon ngarkesën metabolike në zemër, e cila është testuar te 23 vullnetarë.
Është zbuluar gjithashtu se çaji i ftohtë zvogëlon rrezikun e glaukomës.
Testimi është kryer me çajin ‘yerba mate’, i cili është i popullarizuar në Amerikën e Jugut, sidomos në Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguaj.
Vullnetarët pinin 500 ml çaj në një temperaturë prej 3°C në ditë dhe të njëjtin çaj në një temperaturë prej 55 °C. Më pas ata matën rrahjet e zemrës, presionin e gjakut, rrjedhjen e gjakut, konsumin e oksigjenit dhe oksidimin e yndyrës.
U zbulua se shpenzimi i energjisë u rrit me 8.3 për qind kur pini çaj të ftohtë, në ndryshim nga çaji i nxehtë kur shpenzimi i energjisë ishte më i lartë me 3.7 për qind. /TV Malisheva