Kalidou Koulibaly sipas të gjitha gjasave po i shijon ditët e fundit të tij si lojtar i Napolit dhe pritet të transferohet në Premier Ligë, te Chelsea.

Sipas “Il Corriere dello Sport”, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka informuar lojtarët e tij se transferimi i Koulibalyt te Chelsea është pothuajse një punë e përfunduar.

30-vjeçari do të transferohet në “Stamford Bridge” me disa burime që pretendojnë se dy klubet pritet të finalizojnë një marrëveshje sot.

“GDS” raporton se Spalletti i ka informuar dje lojtarët e Napolit se Koulibaly nuk do të jetë pjesë e skuadrës në sezonin e ri, përcjellë TV Malisheva.

Kapiteni i Senegalit ka refuzuar një ofertë për vazhdimin e kontratës me Napolin. Ai ka luajtur 317 ndeshje gjatë periudhës së tij tetëvjeçare në klub duke fituar një Kupë të Italisë dhe një Superkupë.

/TV Malisheva

Share.