Drejtori i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovë, Valbon Krasniqi ka thënë se aktualisht janë në pritje të një vlerësimi definitiv të dëmeve që janë shkaktuar në aparaturat e radiologjisë pranë Klinikës së Onkologjisë, pas vërshimeve.

Ai tha se Kolegjiumi i Klinikës së Radiologjisë tashmë i ka dërguar Ministrisë së Shëndetësisë rekomandimin për ofrimin e shërbimeve të këtyre pacientëve në ndonjë qendër jashtë vendit, por që ende nuk është marr ndonjë vendim.

Krasniqi: Po presim vlerësimin definitive të dëmeve

“Trupat profesionale janë duke bërë përpjekje maksimale që të rikthejnë në funksion ende nuk kemi ndonjë vlerësim definitive të dëmeve eventuale të pajisjeve mjekësore, ndërkohë sa i përket pacientëve Kolegjiumi i Klinikës së Radiologjisë ka bërë rekomandimin e vetë që i është përcjell MSh, rekomandim për mundësinë e marrjes së këtyre shërbimeve në ndonjë qendër jashtë derisa të kthehet në funksion eventualisht pajisjet mjekësore. Ndërkohë që menjëherë Klinika e Radiologjisë ka njoftuar të gjithë pacientët i ka thirr të gjithë dhe i ka njoftuar për gjendjen… Ne po presim derisa të bëhet vlerësimi definitive se a do të mund të kthehen në funksion dhe më pastaj MSh është në kontakt të vazhdueshëm dhe ministri është i angazhuar maksimalisht që të bëjë zgjedhjen më të mundshme, më të lehtë dhe që do të jetë edhe më optimale për pacientët”, tha ai.

Drejtori i ShSKUK-së foli edhe për furnizimet me barna në Klinikën e Onkologjisë.

Krasniqi: Furnizimi me barna dhe citostatik në vitin 2021 më i qëndrueshmi ndër vite

“Furnizimi me barna dhe jo vetëm me citostatik në vitin 2021 ka qenë furnizimi më i qëndrueshëm dhe më i miri i mundshëm ndër vite në nivel të ShSKUK-së. Çrregullimet që po paraqiten në furnizime herë pas here janë për arsye nga më të ndryshmet. Ju e dini që një numër i madh i lëndëve kanë qenë të pa trajtuara. Në OSHP ka barna që operatorët dhe kompanitë për arsye nga më të ndryshme nuk mund t’i liferojnë në afatin e paraparë dhe çështjet tjera që lidhen me bazën ligjore”, u shpreh Krasniqi. /TV Malisheva

Share.