MSc. Adem Lushaj, drejtor ekzekutiv i “Shoqatës së Intelektualëve të Pavarur” në Deçan

Sava Janjiç, si një politikan i shkathtë, pse jo edhe të ndonjë shërbimi me detyra të veçanta, e paska quajtur Lidhjen e Historianëve si një grup “të vetëquajtur”, duke i akuzuar edhe për nxitje të urrejtjes.

Kolegët e “Ali Hadri”, nuk janë të vetmuar as të vetëquajtur, por kanë përkrahje dhe bashkëpunim të shkëlqyer me “Shoqatën e Intelektualëve të Pavarur”, në shumë çështje me interes për Deçanin.

Sava Janjiqi po dezinformon dhe po “rrenë”, se manastiri i Deçanit nuk ka qenë e nuk është i rrezikuar nga deçanasit. Por, është i rrezikuar nga vetvetja dhe shërbimet serbo-ruse. Politikani i fshehur nën petkun klerik, le të tregon se:

– Kush e ka djegë objektin i Fabrikës së mjaltit APIKO (këtë e dijnë mirë policët e Kosovës që ishin në rast hetimi)

Kush ka rrënuar shtëpinë e një familjeje malazeze dhe një familjeje rome

Kush i shkroj grafitet ISIS

– Pse u mbyll pishina e notit dhe pse nuk lejohen hetime për varrezë masive

– Kush i vrau Bekë Shabanaj dhe Hajdar Kuçi.

Kush i vrau dy pleqtë e Isniqit, Rexhë Pajazitaj dhe Bajram Osdautaj

Qysh u mundove ta mashtrosh Bashkësinë ndërkombëtare duke mbyllë dyert, kinse të kanë sulmuar terroristët. Ata terrorist tuaj, ishin të zgjedhurit e deçanasve

Si reagove kur Kryeparlamentarit të Shqipërisë, Ilir Meta, i treguam për fytyrën tëndë të vërtetë. Njëjtë edhe me Gjeneralin e KFOR-it Figliulio
——————————–

Nëse duhet ndokush të dënohet për shpifje dhe nxitje të urrejtjes, jeni Ju Sava Janjiç! Ju thirreni në vendimit e institucioneve të drejtësisë së Kosovës, por ju jeni personi se nuk e njihni shtetin e as Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ju, nuk e quani shtetin tonë me emër Kushtetues, por Kosovo i Metohija. Ju jeni personi që pengoni zhvillimin ekonomik dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Historianët e Deçanit janë shtresë intelektuale, e nuk janë shpifës. Përkrahë tyre jemi edhe ne si Shoqatë e Intelektualëve, edhe pse më keni shpallur “non grata”, ngase nuk pajtohem me krimin dhe kriminelët!

Share.