Spanja raporton një rekord të ri të 864 vdekjeve brenda një dite ndërsa infeksionet totale arritën shifrën prej mbi 100,000 duke e bërë atë vendin e tretë me numrin më të madh të pacientëve me koronavirus pas Shteteve të Bashkuara dhe Italisë, raporton “Reuters”.
Autoritetet shëndetësore spanjolle thanë të mërkurën se numri i përgjithshëm i vdekjeve arriti në 9.053 që nga fillimi i shpërthimit.
Infeksionet totale shënuan 102.136. Por rritja 24-orëshe prej 7,719 ishte 1.500 më pak se rritja nga një ditë më parë, duke ofruar shpresë se niveli i infeksionit po stabilizohet.
Spanja është dy javë e gjysmë në një bllokim kombëtar me rregulla qëndrimi në shtëpi për të gjithë punëtorët, përveç atyre në kujdesin shëndetësor, prodhimin dhe shpërndarjen e ushqimit, dhe industri të tjera thelbësore.
Vendi po punon furishëm për të shtuar numrin e njësive të kujdesit intensiv në spitalet që po plotësohen shpejt në rajonet më të goditura të vendit.
Autoritetet spanjolle po sjellin në vend 1.500 makina të blera të ventilatorit dhe u kërkojnë prodhuesve vendas që të rrisin prodhimin./ Tv Malisheva