Portieri i kombëtares shqiptare Thomas Strakosha është bashkuar me skuadrën angleze Brenford si transferim të lirë. 27-vjeçari u largua nga skuadra italiane Lazio muajin e kaluar pas përfundimit të kontratës së tij.
Strakosha ka nënshkruar një marrëveshje trevjeçare plus me mundësinë e vazhdimit edhe për vitin e katërt, ka njoftuar skuadra angleze, përcjellë TV Malisheva.
Thomasi i bashkohet Brentfordit pasi ka luajtur më shumë se 200 ndeshje për Lazion dhe më shumë se 150 ndeshje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur 19 herë për Shqipërinë.
/TV Malisheva