Policia njofton se sot, në ora 6 të mëngjesit, në fshatin Carravranë të Malishevës ka arrestuar një person (A. B.), raporton TV Malisheva.
Sipas Policisë gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe objektet përcjellëse është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz e llojit BUNO MOD e kalibrit 9mm, një karikator dhe dy gëzhoja.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale: “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës”.