Gjatë një konference ndërkombëtare për krimet e luftës, vendet perëndimore që kundërshtojnë pushtimin rus në Ukrainë, kanë pranuar të mbështesin ndjekjen penale të të dyshuarve dhe të vënë në dispozicion fondet dhe ekspertët për një gjykatë ndërkombëtare. Të pranishmit thanë se ishin të gatshëm të punonin ngushtë me Gjykatën Penale Ndërkombëtare.

Përveç personave të vrarë nga sulmet ushtarake ruse, pushtimi i Ukrainës është ngjyrosur në mënyrë të përsëritur nga raportet e mizorive të kryer nga pushtuesit, si përdhunimet dhe vrasjet pa gjyq. Pasi zona në periferi të Kievit, Bucha u çlirua në prill, në rrugë u gjetën trupa të civilëve.

Rusia akuzohet gjithashtu për sulmet ndaj teatrove, shkollave, spitaleve dhe qendrave tregtare, asnjëra prej të cilave nuk do të konsiderohej objektiva e kohës së luftës dhe disa prej të cilave u etiketuan qartë se strehonin civilë.

Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat. Por Moska gjithashtu e bazoi sulmin e saj në nevojën për të çmilitarizuar dhe denazifikuar Ukrainën, të dyja këto synime janë ironizuar gjerësisht nga Perëndimi./ATSH

Share.