Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj falënderoi komunitetin Shqiptar në SHBA për mbështetje
Haradinaj përmes një shkrimi në facebook, i ka bërë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA që të bëhen pjesë e kauzës Kosova 100%.
Ai ka thënë se përkrahja e tyre në çdo etapë të shtetndërtimit të Kosovës ka qenë jetike, duke thënë se edhe tash, përkrahja e tyre morale e fizike do të jetë qendra e përkushtimit për forcimin e Kosovës.
Postimi i plotë:
Me mirënjohjen e thellë për komunitetin shqiptar në SHBA, kontributin e parezervë në çdo etapë të shtetkrijimit e shtetbërjes së Kosovës, ju ftoj të na bashkangjiteni në fitoren e radhës që thirret si fitore e sovranitetit e guximit për t’u bashkuar rreth kauzës sonë të përbashkët, Kosova 100%.
Rrugëtimin tonë nuk e kishim të lehtë, por e kishim të sigurtë me ju përkrah. Përkrahja juaj morale e fizike është boshti dhe obligimi ynë, që të përkushtohemi për një atdhe 100% brenda kufijve tonë.
Koha t’ua kthejmë qytetarëve tonë mundësinë për një jetë të dinjitetshme pa pikëpyetje të shtetësisë e me hapin drejt zhvillimit tonë të brendshëm ekonomik e shoqëror.
Falemnderit!
I juaji,
Ramush Haradinaj